Tri takime të Superiores, në Korçë ka…acar

Fitorja e Vllaznisë dje ndaj Kukësit (0-1) në krizë të thellë rezultatesh, i detyron ndjekësit e shkodranëve të mos gabojnë sot në përballjet e tyre.

Nëse Teuta bëri detyrën dje ndaj Bylisit (2-0), duke ruajtur distancën me vendin e parë, dy ndjekëset e tjera të shkodranëve Laçi dhe Partizani por dhe Tirana e 17 pikëve, e kanë të ndaluar të ndalen.

Java e 14-të, do të ecë sot me tri takiet e tjera Skënderbeu-Partizani në Korçë, Apolonia- Laçi në Fier dhe Tirana- Kastrioti në Tiranë. Duke nisur nga ora 13:45.

Pikëpyetje në Korçë.

Raportet e fundit meteorologjike janë në favor të luajtjes së takimit Skenderbeu-Partizani por mbrëmë, kjo sfidë, për shkak të reshejve të dendura të deborës në juglindje, u vu në pikëpyetje. Ishin punonjësit e impiantit të cilët vërshuan me mjete rrethanore për të mbajtur në gjëndje tapetin e zbardhur.

Ndeshjet sot, java e 14-të:

Ora 13:45

Skënderbeu- Partizani

Apolonia- Laçi

Tirana- Kastrioti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!