Gatuzo, gati rinovimi deri në 2023

Tekniku i Napolit solli një Kupë në premierë, gati kontrata e re.

Për Rino Gatuzon ka ardhur koha të rinovojë kontratën e tij me Napolin. Kontrata e re bërë gati nga stafi i presidentit Aurelio De Laurentis janë gati dhe sipas raportimëve nga mediat italiane i janë dërguar menaxherit të kalabrezit Horge Mendes.

Nuk ka asnjë pengesë në negociata, gjithçka po shkon mirë. ‘Il Mattino’ shton se tani do të ketë një fazë të shkurtër reflektimi pas së cilës do të vijë firma.

Tani Gatuzo fiton 1.4 milion në sezon ndërsa në kontratën e re pritet të ketë rritje në çdo sezon: 2.3 milion dhe 2.5 milion deri në 2023. Do të ketë gjithashtu edhe bonuse të parashikuara në rast tofesh.

Te Napoli aktivizohen shqiptarët Hysaj e Rrahmani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!