Stadiumi i ‘ri’ quhet “Stadio Diego Armando Maradona”

Realizohet propozimi i tifozëve dhe presidenti i klubit të Napolit Aurelio De Laurentis. Këshilli Komunal voton në unanimitet për emërtimin e ri të stadiumit me emrin “Stadio Diego Armando Maradona”.
“San Paolo” nga sot nuk ekziston. Jeta e Diego Armando Maradonës në Napoli për 7 vite dhe kontributi i futbollistit më të mirë në histori, ndarë nga jeta në 25 nëntor, shtynë tifozerinë por dhe strukturat sportive të jugut të Italisë, të kërkonin me ngulm ndërrimin e emrit të impiantit në Napoli.
Kështu sot, kryetari i bashkisë, Luixhi De Maxhistris, në unison me firmëtarët e Këshillit Bashkiak, ka dekretuar ndryshimin e emrit të stadiumit nga “San Paolo” në “Stadio Diego Armando Maradona”.
Maradona përjetësohet në Napoli duke marrë në këmbim nga i gjithë qyteti një dashuri të përjetshme.
