Shkëndija-Shkupi pa fitues, Struga…
Pas suksesit të Maqedonisë së Veriut në kualifikimin historik në ‘Euro 2020’, sot kampionati fqinj luajti javën e 12-të të saj.
Dhe menjëherë dueli shqiptar i kreut Shkëndija- Shkupi. Kjo sfidë megjithë orvajtjet e dy skuadrave, u mbyll në barazim 1-1. Kuqezinjtë tetovarë të drejtuar nga trajneri tiranas Ernest Gjoka në minutat shtesë të pjesës së parë gjetën rrugën e rrjetës me anë të Elezit.
Fillimi i së dytës ofroi golin e miqëve teksa në të 52-ën barazuan me Ademin.
Ndërkohë takimi tjetër shqiptar mes Struga Trim&Lum dhe Renovës përfundoi 1-0 për struganët të cilet momentalisht janë surprizisht në vendin e 4-ët me 19 pikë.
Kryeson Shkëndija me 26 pikë, ndjekur nga Makedonja GP 25 dhe Shkupi 24 pikë.
Maqedoni e Veriut java e 12-të:
Akademija Pandev-Pelister 3-2
Struga- Renova 1-0
Rabotniçki -Makedonja GP 1-3
Shkëndija- Shkupi 1-1
Sileks-Belasica 0-1