Zaev pret skuadrën: Maqedonas, Shqiptarë…

Mengjesin e sotëm, teksa kombëtarja u kthye nga Tbilisi me një biletë ‘Euro 2020’, Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut drejtuar nga shqiptari Muhamed Sejdini dhe trajneri i përfaqësueses Angelovski morën përgëzime të dedikuara nga kreu i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Natyrisht baza e suksesit ishte skuadra të cilën Zaev e konsideroi grup heroik. Ai tha se maqedonas, shqiptarë e turq, u shfaqen të bashkuar nën një flamur…

Zaev:

Këtë gëzim të madh na e sollën futbollistët heronj, të cilët lanë zemrën në fushën në Tbilisit, duke sjellë këtë fitore të madhe që historia e futbollit maqedonas nuk e mban mend deri më tani.

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut për herë të parë do të mund të luajë në një Kampionat Europian. Të gjithë qytetarët e Maqedonisë i janë gëzuar këtij suksesi. Feston i gjithë shteti. Një gol për të gjithë, një fitore për të gjithë, kjo është e mundur vetëm nëse jemi të bashkuar.

Maqedonas, shqiptarë, turq, në të njëjtën fanellë, nën të njëjtin flamur për vendlindjen e përbashkët. Kjo dëshmon se vetëm të bashkuar mundemi, një për të gjithë, dhe të gjithë për një“- tha kryeministri Zaev teksa priti fituesit.

Ndërkaq kryeministri fqinj, e ka ndjekur me mjaft emocione takimin nga zyra e tij…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!