Maqedonia e Veriut pezullon futbollin…

Federata e Futbollit në Maqedoninë e Veriut njofton se ndryshimet e protokollit Sanitar për shkak të shtimit të rasteve me COVID-19, e kanë detyruar të anulojë ndeshjet e javës së 11-të të kampionatit fqinj.

Njëherazi, hyrja në fuqi e Protokollit të Përgjithshëm për organizimin e ndeshjeve përbën pikën e dytë ku FFM mbështetet për të ndaluar përkohësisht futbollin.

Ndërkaq veç futbollit janë dhe disa sporte të tjera si hendbolli të cilat pezullohen. Nga ana tjetër edhe kryerja e tamponit para çdo ndeshjeje nga klubet, përbën një problem jo të vogël buxhetor.

Për t’u theksuar se pas 10 javëve në ‘Prva Liga’, kryeson Shkëndija e Tetovës së bashku me Shkupin me nga 22 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!