Ndalet Shkëndija, ndan kreun me Shkupin

sportiim2

Dukej një ndeshje realtivisht e lehtë në letër por në fushë Shkëndija e Tetovës ngec ndaj Rabotniçkit në një barazim 1-1.

Ka shënuar Ibrahimi (16′) për ekipin e teknikut Ernest Gjoka por nuk ka mjaftuar pasi miqtë barazuan me Stankovkin sapo nisi pjesa e dytë.

Në ndeshjet e tjera shqiptare, Struga barazon jashtë me Pelisterin ndërsa Renova shkëput një barazim ndaj Vardarit në shifrat 3-3.

Dje Shkupi fitoi 1-0 me Sileksin. Pas 10 javëve në Maqedoni të Veriut tabela udhëhiqet nga Shkëndija dhe Shkupi me nga 22 pikë secila.

Rezultate sot:

Shkëndija-Rabotniçki 1-1

Makedonija GP-Akademija Pandev 3-1

Belasica- Borec 2-2

Pelister- Struga 1-1

Vardar Shkup- Renova- 3-3

?>