Fitorja e parë e Llapit, Drenica largon trajnerin…

Humbi 4-1, me Dritën, Fadil Rama jep dorëheqjen nga Drenica

U luajtën sot tri takime të javës së 7-të në Ipko Superligën e Kosovës.Besa e Pejës ia doli të ndalë në shtëpi Feronikelin ndërsa prej dy javësh drejtohet nga Klodian Duro. Shifrat teknikë 1-1.

Arrin fitoren e parë sezonale Llapi. Skudra nga Podujeva mundi debutuesit e Arbërisë 2-0. Ndërkohë Drita kaloi me rezultatin e thellë 4-1 Drenicën në Gjilan. Ekipi kampion i Nuhijit pozicionohet në vendin e dytë me 13 pikë. Një ndeshje më pak se Ballkani i vendit të parë me 19 pikë.

Nesër luhet supersfida Prishtina- Gjilani si dhe Trepçia’89-Ballkani.

Ipko,java e 7:

Drita- Drenica 4-1

Llapi-Arbëria 2-0

Besa Pejë-Feronikeli 1-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!