Ballkani-Drita… “çfarë Daku”

Në Suharekë Ballkani dhe Mirlind Daku mundin Dritën kampionen në fuqi të Ipko-s. Takimi i luajtur në 14:00 ofroi një supersfidë me sulmuesin më të mirë të momentit Mirlind Daku që shënon sërish dopietë.

Goli i parë erdhi në të 20-ën ndërsa ë pjesën e dytë Ballkani duke shfrytëzuar edhe superioritetin numerik pasi Blakqori i miqëve doli me të kuqe, ia doli të realizojë sërish me Dakun e mbyllur pastër takimin 2-0.

Nëse ish- sulmuesi i Kukësit arrin si pak kush në Europë 14 gola në 7 javë, tekniku Munishi i gëzohet tri pikëve ndaj një rivali direkt. Paçka se për protesta u largua nga stoli me karton të kuq.

Në dy takiemt e tjera të ditës Gjilani nuk shkon më shumë se barazimi 0-0 me Trepçia ’89 ndërsa Prishtina fitoi 1-2 në fushën e Feronikelit.

Ipko, Java 7-të:

Ballkani-Drita 2-0

Feronikeli-Prishtina 1-2

Gjilani-Trepça ’89 0-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!