Telushi nis seancat e para te Nefçi
Prezantimi i djeshëm i Telushit te Nefçi Baku impresuionues. Krerët e klubit azer, në videon shoqëruese duket se kanë ndjekur ritin për të respektuar klubin e fundit nga vjen vlonjati.
Gjatë intervistës së parë me klubin e ri, Bruno Telushi në komunikimin në gjuhën italiane, është shoqëruar në video-mesazhin në sfond, me muzikë shqiptare nga trevat veriore.
Sakaq, sot Telushi ka dalë në seancën e parë përgatitore me Nefçin. Aktualisht kampionati azer ka luajtur javën e 5 -të, në një kampionat ku Premier League e Azerbjaxhanit, numëron formatin me 8 ekipe. Nefçi renditet në vend të 4 me 7 pikë.
Përpos Nefçit, në kampionatin azerbajxhanas me 8 skuadra,klubet si Karabak, Kabala, Keshla kanë bërë histori në vendin që së fundi është futur në konflikt ushtarak me armenët fqinj.