Rapo i jep fitoren Laçit
Miqësore: Laçi- Burreli 1-0 (Pezë Helmes)
Sikundër dhe ishte planifikuar sot në 14:00 në Pezë Hemles u luajt miqësorja Laçi-Burreli. Në këtë takim ndërsa bardhezinjtë vinin pas asaj pjesëmarrjeje pozitive në Europa League, u imponuan 1-0 falë një goli të shënuar nga Donalt Rapo me penallti në të 80-ën.
Cungu iu dha mundësi disa afrimëve për ti parë më mirë. Në kahun tjetër edhe Burreli i Nikajt me pretendime këtë sezon (së paku kështu është deklaruar nga kampi matjan), u shfaq dinjitoz.
Një moment i çuditëshëm vjen nga laçiani Taulant Sefgjinaj i cili këtë edicion pas aventurës krutane ka zgjedhur të veshë fanellën e Burrelit. Mbrojtësi mori dy kartonë të verdhë, (i kuq) duke e lënë skuadrën me 10 lojtarë që nga minuta e 71-të.