Sopoti me drejtues të rinj, degjeneron miqësorja…
Nga: Haxhi Balliu
Në Librazhd ka zhvillime. Klubi i Sopotit pas zhgënjimit të edicionit të kaluar teksa skuadra e futbollit u drejtua nga Edmond Stojku, mbeti jashtë objektivit sezonal.
Në këto kushte, Bashkia Librazhd, si pronare e vetme e klubit, operoi me shpejtësi ndërsa së fundi mësohet se në krye të pankinës librazhdase janë emëruar dy ish- futbollistë të njohur vendas Besnik Kola dhe Shkëlqim Hajdari.
Hajdari:
Ish- futbollisti Shkëlqim Hajdari i konsideruar si ‘legjenda e Sopotit’, fill pasi ‘vari këpucët në gozhdë’ mbeti larg angazhimëve sportive. Mirpo këtë edicion të ri, ish-sulmuesi i shumë skuadrave në Superiore, do ti kthehet trajningut.
Sopoti garon në Kategori të Dytë ndërsa prej javësh ka nisur afrimi i elementëve cilësorë me misionin e kthimit në të Parën.. I fundit figuron Artur Sejdini teksa më parë ka luajtur me Luzin 2008 dhe Vorën.
Miqësorja:
Sot në Librazhd u luajt një test miqësor i dy skuadrave të Kategorisë Superiore. Kukësi dhe Bylis, matën forcat për 53′ minuta por më pas (rezultati ishte 0-1 për Bylis,gol i Ntepe), gjithëçka u ndal si me sustë. Shkak u bë një zënkë masive mes futbollistëve duke i detyruar stafet të marrin vendimin e ndalesës së këtij testi.