Sopoti një ‘kantier’, vjen Sejdini…

Dhjetë gola në miqësore. Sopoti humb testin me Luzin 2008 (6-4)

Pas afrimit të disa futbollistëve në provë, ekipi librazhdas i Sopotit ka zhvilluar dje një miqësore me ekipin e Luzit 2008. Një kundërshtar të sezonit të kaluar në Kategori të Dytë.

Ekipi i Luzit 2008 , fitoi me rezultatin 6:4, por për ndihmës trajnerin e Sopotit, Shkelqim Hajdari, vemendja e rezultatit kalon në plan të dytë.

Hajdari: “Gjendja dhe cilësitë e lojtarëve të afruar në provë, janë primare në këtë moment të organizimit të skuadrës. Duam ta formatojmë grupin pretendent me elemetë që na bindin si staf teknik. Kërkojmë të rikthehemi një kategori më lart”.

Ndërkaq, Artur Sejdini, sulmuesi tiranas dhe goleshenuesi më i mirë i ekipit të Luzit 2008 për sezonin e kaluar, do të jetë pjesë e Sopotit për sezonin e ri futbollistik.Lojtari ka provuar të bëhët edhe pjesë e kontigjentit Tiranës në të kaluarën.

Sezonin e kaluar, Sejdini ishte pjesë e ekipit te Luzit 2008 në Kategorine e Dytë.

Nje tjetër futbollist tiranas që vjen nga Luzi në prove te Sopoti, është dhe 26 vjeçari mbrojtësi Klajdi Toli. Ka punë voluminoze por stafi teknik ende ka disa dilema lidhur me afrimet dhe futbollistët në provë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!