Vora rrëmben trofeun e Kategorisë së Dytë

Finale në ‘Niko Dovana’ Kategoria e Dytë: Vora-Tomori 2-0 (Sadiku 31′, Mziu 39′)

Vora i tregon Tomorit dhe vetë teknikut Mile se Durrësi i takon “Vorës”.

Në finalen e sotme për trofeun e Kategorisë së Dytë, skuadra Vorës vendos diktatin që në pjesën e parë teksa me Sadikun në të 31’ dhe Mziu në të 39 me një supergol nga jashtë zone kanë vulosur përfundimisht pozicionin e fituesit në këtë duel të nivelit inferior në ‘Niko Dovana’.

Vora e fiton për herë të dytë këtë trofe. përpara se të thyenin beratasit vorakët kanë fituar edhe ndaj elbasanit dy seyone më parë. Për ekipin e lauruar me titullin kampion të Kategorisë së Dytë shkojnë edhe 20 milion lek të vjetët nga FSHF.

Sakq Mile duket se nuk ka fat në ‘Niko Dovana’. Në krye të Naftëtarit ai është mundur në një finale po në Durrës nga Egnatia tri vite më përpara në shifrat 1-4. Situatë që i kushtoi pankinën me naftëtarët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!