Teuta merr përgjigjet, të gjithë negativë!
Klubi i Teutës ka marrë përgjigjet e testeve për Covid-19, të kryera ditën e djeshme. Futbollistët e “djemve të detit” kanë rezultuar që të gjithë negative, duke qenë në gatshëm për trajnerin Edi Martini. Lajmin e bën të ditur vetë klubi durrsak në faqen e tij zyrtare.
“KF Teuta njofton se pas ritestimeve të ditës së djeshme e gjithë skuadra ka rezultuar negativ prej Covid19. Futbollistët pas ritestimit të ditës së djeshme, sot morën lajmin pozitiv, ku na jepet e drejta e zhvillimit të takimit kundër Beitar FC”,-thuhet në njoftimin zyrtar të klubit të Teutës.
Teuta, nesër, në orën 16:30, në stadiumin “Niko Dovana” do të zhvillojë ndeshjen eliminatore të turit të pare të Europa League ndaj skuadrës izraelitet Beitar Jeruzalem.