Shkupjani Adili, edhe 2 sezone me Vllazninë

Qendërmbrojtësi shkupjan Mevlan Adili, ka rinovuar kontratën e tij për të luajtur edhe dy sezone në radhët e Vllaznisë. I ardhur në janar të këtij viti, në radhët e skuadrës kuqeblu të Shkodrës, 26-vjeçari ishte ende edhe për 6 muaj nën kontratë me Vllazninë.

“Përpjekjet e drejtuesve të Vllaznisë për të ndërtuar një skuadër cilësore janë përqendruar jo vetëm tek gjetja e lojtarëve të tjerë brenda dhe jashtë vendit, por prioritet i tyre është edhe rinovimi me futbollistëve aktualë të cilët konsiderohen pjesë e rëndësishme e projektit të klubit.

Në këtë aspekt, ndonëse kishte edhe 6 muaj kontratë, mbrojtësi Mevlan Adili ka firmosur edhe për dy vite të tjera me Vllazninë”,- njofton klubi shkodran në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!