Dëmtohet Gjini, ndërpritet miqësorja…

Vetëm 56 minuta ka zgjatur miqësorja Kastrioti-Vllaznia, e nisur sot në orën 17:00 në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës.

Shkak ka qenë një dëmtim i rëndë në këmbë i futbollistit Luis Gjini të Kastriotit gjatë një ndërhyrjeje, njofton klubi Vllaznia në rrjetet sociale.

Ndërsa stafet mjekësore i kanë dhënë ndihmën e parë emergjente lojtarit, drejtuesit e të dy skuadrave, kanë vendosur ta ndërpresin ndeshjen dhe të mos e vazhdojnë më.

Ishin zhvilluar vetëm 56 minuta lojë dhe rezultati ishte 1-0 për Vllazninë, pasi golit të shënuar nga braziliani Viktor da Silva (44’).

Momenti i dergimit ne spital i futbollistit Gjini qe theu kemben gjate miqesores Kastrioti- Vllaznia

Gepostet von Gazeta Shkodra Sport Online am Mittwoch, 26. August 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!