Ankth te Ajaks, Blind me probleme në zemër

Mbrojtësi i Ajaksi dhe Holandës, Dejli Blind u rrëzua në fushë gjatë miqësore të martën kundër Hertha Berlin. 30-vjeçari, u diagnostikua me një problem në zemër në dhjetor 2019, pati një marramendje gjatë një ndeshje në Champions League kundër Valencias.

Ish-lojtari i Mançester Junajtit, Dejli Blind iu rikthye stëvitjeve në shkurt të këtij viti, pasi ishte pajisur në trup me një defibrilator të implantueshëm kardioverter (ICD). Natyrisht edhe me lejen e mjekëve për të vazhduar aktivitetin sportiv.

Trajneri i Ajaksit, Erik Ten Hag, ka deklaruar për stacionin televiziv holandez “Ziggo Sport”, se “Blind po ndjehej mirë, pasi u zëvendësua. Ne do të bëjmë hulumtime në lidhje me këtë ngjarje. Ai do të ekzaminohet më tej dhe do të presë rezultatet e këtyre testeve para se të rifillojë trajningun.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!