Në Skoci, tifozët më 14 shtator në stadiume

Stadiumet në Skoci, me shumë gjasa mund të rihapeshin për tifozët e futbollit më 14 shtator, por me numër të kufizuar personash, duke respektuar distancimin fizik.

Kryeministrja skoceze Nikola Stërxhin, ka treguar në parlament datën, së bashku me planet për rihapjen e stadiumeve, teatrove dhe vendeve të muzikës live, ku do të ishte një “numër i kufizuar i spektatorësh dhe me distancë të rreptë fizike”.

Palestrat dhe pishinat në Skoci do të hapen nga 31 gushti. Ndërkohë sezoni i ri skocez i Premier League ka filluar që me 1 gusht, por me dyer të mbyllura për tifozët. Kampionatet e ligave më të ulta do të nisin në fillim të tetorit.

Federata Skoceze e Futbollit shpresonte të kishte disa tifozë në ndeshjen e Skocisë ndaj Izraelit, të planifikuar për më 4 shtator për Europa Ligë, por UEFA e ka përjashtuar një rikthim për tifozët në gara të tilla gjatë këtij muaji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!