Luis Suarez, në listën e dëshirave të Ajaks

Ajaksi ka konfirmuar interesin e tij për Luis Suarezit, pasi Ronald Koeman urdhëroi të largohej nga klubi katalan. Sulmuesi uruguajan, 33 vjeç, është në kërkimin e një klubi të ri, teksa duket se do të bëhet viktimë e “look”-ut të ri të Barcelonës.

“Harkëtarët” po komplotojnë për të firmosur përsëri me ish-sulmuesin e tyre. Sipas raportimeve, një ofertë prej 13.5 milionë, drejtori sportiv Mark Overmars, i cili ka qenë për katër vjet si lojtar te Barça, i tha “Sportit”, se skuadra e tij do të bëjë çmos për t’ia ofruar Luis Suarezit.

Por ai nuk është i bindur se do të arrihet kjo marrëveshje. Overmars vazhdon: “Shanset që Luis Suarez të bashkohet me ne, janë mjaft të vogla. Ne po mundohemi, por e dime që  është e vështirë “.

Sulmjuesi uruguajan Luis Suarez vazhdon të jetë i tronditur dhe shumë i mërzitur, nga mënyra sesi Barcelona po e detyron atë të largohet, veçanërisht pas një bisede shumë të shkurtër telefonike.

Sakaq bëhet me dije se ekipe nga Premier League dhe Seria A kanë qenë në kontakt me Suarez për një transferim të mundshëm, edhe pse ai nuk do të vendosë derisa të arrihet një zgjidhje e duhur me Barcelonën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!