Kavaja në këmbë, kërkohet fitorja…

Kavaja e tradites përballë dinjitetit mallakastriot. Kështu mund të përkufizohet dueli i sotëm që starton në orë 15 00 në stadiumin “Besa”, mes Besës dhe Bylisit.

Në vëmendjen e mbarë opninionit tonë sportiv, dy vëndet e para të grupit “B”, të Kategorisë së Parë, pritet të dhurojnë spektakël në tentativë për t’u afruar me biletën e vetme që ka ky grup, biletë e cila në fund të edicionit, të dërgon në Kategorinë Superiore.

Në fakt, pak orë nga starti, Kavaja zien. Gjithçka mbahet “top-sekret” dhe përpos asaj që dy kampet kanë përgatitur, edhe gjykimi si rrallë herë, do të hidhet me short pak minuta para takimit. Janë përzgjedhur tre arbitra, me trupën fituese që pritet të ketë shumë punë.

Vëndasit ditën e sotme kanë ngrohur xhepat. Është ky lajmi që vjen nga verdhezinjtë, ndërsa flitet se pak çaste para startit, do i’u komunikohet një premio ekstra nga presidenca.

Për këtë takim, interesimi i tifozerisë në maksimum. Ka krizë biletash, Kavaja në këmbë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!