Magani: Besa ka traditë, shkojmë në Superiore

Këtë fundjavë në Kavajë, dulei i kreut në grupin”B”. Besa-Bylis, akti i parë.

Në një intervistë për  Radio Tiranën, “ Rubrika sportive” e moderatores Erga Kruja, trajneri i Besës së Kavajes, Gugash Magani, ka theksuar pasditen e sotme, se Besa i ka të gjitha shanset të rikthehet këtë edicion në Superiore. Përveç elementit që trajneri e quan primar e të aftë, peqinasi përmendi dhe traditen, duke kujtuar se Besa ka bërë histori në futbollin shqiptar.

Fillimisht po them që kjo formulë, nuk vlen, pasi në rastin tonë, deri tani vareshim nga të tjerët. Tani kemi  dy ndeshje me Bylisin, një në Kavaje dhe një në Ballsh, për të përcaktuar se cili ekip ngjitet nga grupi “B”. Të dyja e meritojnë,  por se cila do kalojë, do shihet në fund”.

Puna te Besa?

S’ka futboll pa dispilinë, askush nuk është i pazëvendseueshem,  Kavaja  ka traditë dhe e meriton plotësisht Superioren. Kam vijuar punën e kolegut . E mora ekipin sepse pata besim. Çdo ditë ëshë punë intesnsive në Kavajë, kam luajtur dhe vetë me Besen dhe e dua këtë skuadër”.

 A jeni gati për të qënë pjesëtare e denjë në Superiore?

Për infrastrukturen duhet goxha punë. Nëse shkojmë në Superiore, elementin që kemi dhe ata që do afrojmë, mendoj se do jemi konkurues. Kemi  grupin, atë me eksperiencë dhe atë të rinjëve. Besa ka më shumë traditë se Bylisi për të shkruar në Superiore”,- u shpreh Gugash Magani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!