Racizmi, prek Ligën 1
Vala e racizmit duket se ka shpërthyer në gjithë europën. Janë disa raste të cilat përkundër insistimit të UEFA-s, rregullave të saj, po dominojnë stadiumet e ndryshme në Europë.
I fundit rasti në kampionatin francez ndërsa në sfidën Dijon-Amiens, Gouano kapitëni i Amiens, vendoset në epiqender. Futbollisti nuk e kapërdiu lehtë ngjarjen, ndërsa vajti poshtë tifozerisë që mori nismën e fyerjeve.
Ai shkoi nën kurbën e kundërshtarit, duke treguar personin që e fyeu. Kështu, u identifikua një individ, i cili duke thirrur “buu” kundër Gouanos, kapitenit të Amiens, u bë shkak për të provokuar incidente.
Loja ndërpritet për disa minuta dhe gjyqtari sinjalizoi faktin . “Ne jemi të gjithë të njëjtë, dhe disa njerëz nuk kanë të bëjnë aspak me futbollin,” – tha futbollisti pas takimit që u mbyll 0-0.
Gjithçka ngjau në minutën e 78-të, teksa Gouano u kthye tek arbitri, duke i shpjeguar atij se çfarë po ndodhte: “Është një gjë e pahijshme, ka një djalë që bën majmunin, ju nuk mund të vazhdoni kështu. Ose situata të zgjidhet ose ne, do pezullojmë lojën”.
Pas indentifikimit të personit që përdori fjalë raciste pritën të tjera masa. Sakaq, Liga 1, qëndroi në një linjë me Gouano, duke dënuar incidentin dhe njoftuar masat që do merren.