Ajaksi goleadë, por alarm për De Jong…
● Mesfushori doli nga fusha pas një gjysmë ore të ndeshjes 6-2 kundër Ekcelsior. Në dyshim të fortë aktivizimi i tij ndaj Juventusit
Në javën e 30-të të Eredivisie, Ajaksi mundi Ekcelsior, e parafundit në renditje, 6-2 në shtëpinë e saj. Huntelar shënoi tris golash, ndërsa Tadiç dopiedë. Por në kampin e “harkëtarëve” ka një shqetësim të madh për mesfushorin Frenkie de Jong.
Ai është larguar nga fusha në minutën e 28-të, pas një dhimbjeje në këmbën e tij të djathtë. Prania e mesfushorit holandez në Torino kundër Juves në çerekfinalen e kthimit në Champions League të martën e ardhshme, është seriozisht në rrezik. Stafi mjekësor i Ajaksit do ta vlerësojë në vijimësi gjendjen tij fizike në orët e ardhshme.
Sigurisht që përballja me Juventusin në Allianz do të jetë shumë më e komplikuar sesa ndeshja kundër Ekcelsiorit (ekipi i parafundit në renditjen e ligës holandeze), veçanërisht nëse Ajaksi është i detyruar të bëjë pa Frenki de Jongun.
Në fakt, mesfushori holandez u largua nga fusha menjëherë sapo ndjeu një siklet në këmbën e tij të djathtë dhe hyri në dhomën e zhveshjes si një masë parandaluese.
Është e mundshme që De Jong të ketë pësuar një tërheqje në muskujt e kofshës, por stafi mjekësor do ta vlerësojë gjendjen në orët e ardhshme. Prania e tij ndaj bardhezinjve të Juventusit mbetet megjithatë një rrezik serioz, pasi vetëm pas tri ditësh në Torino është ndeshja për Champions League.