Hidhet shorti i Champions…
Do të luhet në stadiumet e Lisbonës, në ‘Zhoze Alvalade’ të Sportingut, dhe në impiantin ‘Da Luz’ që do të presë finalen e madhe në 23 gusht.
U hodh sot në Nion të Zvicrës shorti për fazën e mbetur të Champions League. Kështu, u përcaktuan çiftet çerekfinale, ato gjysmëfinale edhe pse disa prej skuadrave akoma nuk kanë mbyllura fazën e 1/8-tave. Në çerekfinale fituesja e çiftit Real Madrid-Siti (1-2 e vajtjes) do të ndeshet me fituesen e Juventus-Lion (0-1 e vajtjes).
Shorti/ Çerekfinalet:
Real Madrid/ Mançester Siti-Lion/Juventus
Lajpcig-Atl. Madrid
Napoli/Barcelona-Çelsi/Bajern Mynih
Atalanta-PSG
Shorti/ Gjysmëfinalet:
Fituesja e Real Madrid/Mançester Siti- Lion/ Juventus- Fituesja e Barcelona/Napoli-Çelsi/Bajern
Fituesja e Lajpcig-Atletiko Madrid- Fituesja e Atalanta-PSG
Fituesja e Finales Lajpcig-Atletiko Madrid-Fituesja e Atalanta-PSG do jetë ekipi pritës në finale.