Vendimi, Liga e Kampioneve në fushat respektive…
E tha Armand Duka në një intervistë për ‘Kiss Kiss’ radion napolitane, ndërsa sot UEFA ka marrë vendim përfundimtar lidhur me takimet e kthimit të 1/16 në Ligën e Kampioneve dhe Europa League.
Sipas këtij vendimi, të gjitha takimet e mbetura do të luhen në stadiumet përkatëse. Bajern Mynih-Çelsi, Mançester Siti -Real Madrid, Juventus-Lion dhe Barcelona-Napoli, të gjitha në fushat e ekipeve vendase.
Takimet do të luhen pa spektatorë, duke respektuar protokollet e miratuara shëndetësore.
Ndeshjet e mbetura do të zhvillohen në qytetin e Lisbonës në Portugali, me sistem eliminimi direkt.