Fatalitet, ndërron jetë futbollisti i Skënderbeut
Ish-lojtari i të rinjve të Skënderbeut U-17, Dorian Tahirllari, ka ndërruar jetë në moshën 18-vjecare .
Ish-futbollisti i ndjerë, zbuloi kohë më parë se vuante nga tumori malinj në stomak, shtyllën kurrizore e në veshka. I gjendur në vështirësi ekonomike, ai kërkoi ndihmën e njerëzve për të kryer operacionin.
Pavarësisht vuajtjeve të mëdha dhe kurimeve, Doriani nuk e fitoi dot betejë kn me këtë sëmundje.
Ndërkaq, familja Tahirllari, me ndihmën provizore të shqiptarëve ia
doli të stabilizojë gjendjen e Dorianit, në një spital privat ne Maqedoni.
Nuk ka mjaftuar që Doriani të shërohej plotësisht, pasi sëmudja i është rikthyer. Kësaj here me pasoja fatale për jetën.