Ferid Rragami dhe Vildan Tufi ‘Mjeshtër i Madh’

Pas dekorimëve në shkurt 2019 nga Presidenti i Republikës, i disa ish-sportistëve shkodranë, me rastin e 100-vjetorit të Vllaznisë, sot radha e dekorimit të Ferid Rragamit dhe Vildan Tufit.

Presidenti i Republikës z. Ilir Meta i ka akorduar sot në mjediset e Presidencës titullin “Mjeshter i Madh” dy ish-sportisteve shkodranë, Ferid Rragami dhe Vildan Tufi.

Në ceremoninë e rastit, Presidenti Meta vleresoi kontributin e madh të ish- futbollistit Ferid Rragami për Vllaznine dhe Kombëtaren shqiptare, por dhe punën disa vjeçare te Vildan Tufit, si atlet dhe trajner i shumë sportistëve.

Te pranishem ishin familjarë të të dy figurave të dekoruar, sportistë, ish-sportistë, miq të tyre, gazetarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!