Juve mund Romën, gjysmëfinalistja e dytë…
Kupa e Italisë: Juventus-Roma 3-1
Gjysmëfimalistja e dytë në Kupën e Italisë është Juventus. Skuadra e Sarrit mundi Romën në shifrat 3-1 në një përballje në ‘Allianz Stadium’ të Torinos.
E gjitha e thjeshtë për bardhezinjtë. Fillimisht shënon me Ronaldon në të 26-tën dhe më pas Bentakur 38′ dhe Bonuçit në të 45+2, mbyllin fraksionin e parë bindshëm.
E dyta nis me një autogol të Bufon kur ishte duke e lujatur e 50-ta minutë. topi i kthyer nga traversa preket me krahë nga veterani dhe kalon vijën e portës. Më tej, ka përpjekje nga të dyja skuadrat për të shënuar.
Kolarov për Romën shumë pranë golit të dytë ndërkohë që Ronaldo në të 78-tën, pas një vertikalizimi, ndalet në çastin e fundit nga Smaling duke evituar rrezikun.
Sërish Smaling në të 81′, devijon në korne një gjaujtje të Ramsejt.Megjithatë është Juve që dikton në fund me Ronaldon teksa 6 minuta nga fundi, i shkon për një ‘fije’ golit të dytë personal.
This run reminds me of 2005 Ronaldo. He needs like 1 inch of room and it’s a wrap. Beast is on fire since 15 years now.
— aaliyah (@MadeiraProdigy) January 22, 2020
pic.twitter.com/L09CHkv3Fy