Mozes zikaltër, zgjedh numrin 11-të…

Asnjë surprizë për numrin e fanelës. Viktor Mozes zgjodhi 11-tën për aventurën e tij të re pas angazhimit te Interi.

Nigeriani trashëgon të njëjtin numër që kishte gjashtë muajt e parë te Fenerbahçe, ndërsa te Çelsi pati për një kohë të gjatë numrin15.

Ish- lojtari i Kristal Palasë dhe Çelsit, teksa i huazuar ka luajtur edhe te Liverpuli, Uest Hemi e Fenerbahçe, u përzgjodh nga Konte për të kryer detyrat e mbrojësit të djathtë.

Këtë edicion, Interi po tenton të thyejë hegjemoninë e Juventusit në Seria A por javët e fundit, ka lënë shumë për të dëshiruar.

Pas barazimit të fundit në Leçe, Interi renditet 4 pikë poshtë ‘Zonjës’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!