Zyrtarizohet Hebaj, Teuta një shkodran më shumë…
Godet Teuta. Sikundër pati lajmëruar ‘Sporti im.al‘ tri javë më parë, Teuta gjen akordin me futbollistin 21 vjeçar Rubin Hebaj.
Drejtuesit e klubit dhe sulmuesi kanë gjetur akordin për bashkëpunim për 6 muaj dhe pas firmosjes së kontratës lojtari tashmë zyrtarisht është pjesë e bluve.
Hebaj në Durrës vjen nga kampionati i Ukrainas teksa ishte pjesë e Vorskla Poltava. Hebaj u përfshi me grupin ndërsa bëhet përforcimi i tretë i Teutës.