Hygor goli i sezonit, Vllaznia tri pikë ndaj vlonjatëve
Kategoria Superiore, java e18-të: Vllaznia- Flamurtari 2-0 (G.Lika 38′ Pen, Hygor 82′)
Nëse do e kishte shënuar Kristiano Ronaldo apo Lionel Mesi, natyrshëm që do ishte duke bërë xhiron e botës.
Braziliani Hygor në radhët e Vllaznisë, shënon golin më të bukur të edicionit aktual në të 82-tën e ndeshjes Vllaznia- Flamurtari të mbyllur në shifrat 2-0 për shkodranët.
Kthyer te parathënja, çifti Vllaznia- Flamurtari i Vlorës, rezultoi dhe takimi i parë zyrtar për vitin kalendarik 2020.
Shkodranët me ndryshime thelbësore gjatë janarit, e nisi jo me marshin e duhur shtëpiaken ndaj vlonjatëve që këtë edicion ka disa lojtarë nga Shkodra.
Pas një penalltie të fituar disi të diskutueshme, kapiteni Gilman Lika e depoziton në rrjetë teksa ishte duke u luajtur minuta e 38′ e pjesës së parë.
E dyta rrejdh mes lojës më të mirë të vendasëve por dhe tentativave të miqëve në kërkim të barazimit.
Në fund, perla e Hygor që sikurse javën e parë të këtij edicioni ndaj Laçit, realizon kryevepren e sezonit. Krosim nga e djathta, topi që shkon te braziliani kërcimi me shpinë nga porta dhe roveshata që përfundon në të majtë të Moçkës.
Vllaznia nis mbarë, tashmë në kuotën e 26 pikëve.