Korabi-Kastrioti një finale, Kamarata, debutimi blu…

Me Korabi- Kastrioti si duelin më të ndezur të Grupit A, nisin sot në 13:00 takimet e Kategorisë së Parë. 

Shkumbini- Egnatia, Burreli- Tërbuni, Dinamo- Veleçiku- dhe Erzeni- Besëlidhja, të tjera takime mjaft të forta.

Interesant fakti i debutimit të Kamaratës në krye të Dinamos dhe protagonizmi i Vladimir Gjonit në krye të Erzenit ndaj ish-skuadrës që drejtoi edicionin e kaluar-Besëlidhjen.

 Në Grupin B, dy janë duelet më të nxehta. Besa- Devolli dhe Iliria- Lushnja. Sepse në Fier, rikthimi i Apolonisë në impiantin me fushë të re, ndaj Orikumit mik, pritet të kalojë në ‘festë’.

Edhe Turbina-Pogradeci merr vemëndje. ‘Liqenorët’, pas ecurisë fantastike javët efundit, befas kthehen në rrezikun numër 1 të Lushnjës kryesuese.

 Ndeshjet, ora 13 :00

Grupi A: Korabi- Kastrioti, Shkumbini- Egnatia, Burreli- Tërbuni, Dinamo- Veleçiku, Erzeni- Besëlidhja

Grupi B: Turbina-Pogradeci, Iliria-Lushnja, Shënkolli- Elbasani, Apolonia- Orikumi, Besa- Devolli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!