Pontreli fiton pafajësinë, Dinamo me ‘krahë’

Dinamo pas startit të vështirë në Kategori të Parë, teksa pas 8 javëve ka vetëm një pikë, përfundoi në duart e italianit Marko Pontreli dhe bashkëpuntorëve të tij.

Fillimisht Pontreli, vendosi në krye të bluve trajnerin Manzoni por pas 1 muaji e largoi atë. Së fundi, erdhi Fabrizio Kamarata, si trajneri i ri i skuadrës së Dinamos.

Por mediat matanë Adriatikut dhe në Shqipëri, kanë zbuluar në kohë, se në krye të Triestinës, presidenti aktual i Dinamos së Tiranës, ka patur probleme me financat.

Sot Pontreli duket se ka mbyllur njëherë e mirë problemet e ngritura nga drejtësia italiane dhe ndihet tërësisht i çliruar dhe i pastër.

 Klubi i Dinamos e ka pasqyruar situatën më të re të kreut të bluve në një postim në rrjete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!