FSHF falenderon tifozët, ‘jeni të mrekullueshëm’…
Federeta Shqiptare e Futbollit, përmes një postimi në Twitter, ka falenderuar gjithë tifozët kuqezinj për mbështetjen e madhe që iu dha kombëtares dje në ‘Elbasan Arena’.
Katër ditë më parë, Shqipëria u mund 4-1 nga Franca për kualifikueset europiane, për më teper përmes një lojë të shëmtuar të skudrës kuqezi e cila në asnjë moment, nuk arriti të shpalosë vlera në ‘Stad de Francë’.
Nisur këtu, pritej që dueli i djeshëm me Islandën, të ndiqej nga pak tifozë por shqiptarët nga gjithë trojet e tyre, befasuan dhe në Elbasan, u panë rreth 10 mijë tifozë.
Kombëtarja u shfaq një skuadër e madhe duke luajtur me shpirt gare e dinjitet dhe në fund arriti një fitore historike me 4 gola të shënuar (4-2) e tri pikë të rëndësishme.
Institucioni i futbollit në vend, ka falenderuar gjithë tifozerinë kuqezi.