Shqipëria për tri pikë, Reja do ‘kontratën’…

Shqipëria sot për të bërë autokritikën ndaj Islandës. Kuqezinjtë u mposhtën nga Franca tri ditë më parë por kalendari i’u jep një mundësi ideale për t’u ‘rehabilituar’ e pretenduar ende një biletë kualifikuese në grupin H.

Në ‘Elbasan Arena”, 20 45, Shqipëria e Rejas, pritet të jetë tërësisht ndryshe dhe për këtë, tekniku 73 vjeçar, ka gati platformën e radhës.

Sipas të gjitha gjasave, formacioni i sotëm do të jetë një miksim elementësh mes asaj të pak ditëve më parë dhe risive të lançuara në konferencë shtypi nga tekniku.

Do jetë Dermaku në vend të Mavrajt dhe mesfusha thuajse e ribërë. Berisha është larguar për arsye dëmtimi, por të njejtën gjë mund ta bëjnë të tjerë muajt e ardhshëm.

Këta të fundit ndoshta për pakënaqësi. Gjithsesi, Shqipëria sot, ka misionin e tri pikëve. Të tjerat kanë kohë… Edhe kontrata e re e Rejas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!