Pjeshka, një tjetër shkodran te Flamurtari…
Skuadra kuqezi e Flamurtarit po nxiton të plotësojë sa më shpejt organikën e saj, kur starti i sezonin thuajse është në prag.
Përforcimi i radhës është ish-mbrojtësi i Vllaznisë, Denis Pjeshka, i cili kështu shton numrin e futbollistëve shkodranë në skuadrën vlonjate.
24-vjeçari Pjeshka, pasi Vllaznia zbriti në Kategorinë e Parë, u largua nga Shkodra për t’iu bashkuar skuadrës kurbinase të Laçit, ku nuk gjeti hapësira për t’u aktivizuar dhe për pasojë nuk la gjurmë.
Administratori i vlonjatëve Sinan Idrizi, ka gjetur akordin me mbrojtësin shkodran, i cili sezonin e ri do të jetë pjesë e Flamurtarit.