Superkupa e ‘kuqe’, Partizani e ka heroin

Superkupa e Shqipërisë numër 26-të, në “Elbasan Arena”, u fitua nga ekipi i Lerdës. Braun spektakolar,dopieta e Mustës për Kukësin, nuk vlen.

Partizani-Kukësi 4-2 (Mala 6′ Braun 88′, 94′, 99′ / E. Musta 39′, 56′.)

 Partizani kampion i vendit në fuqi, fiton trofeun e parë sezonal, teksa për Superkupën e Shqipërisë, ka mundur sot Kukësin në shifrat 4-2.

Në fakt, koha e rregullt përfundoi 2-2, por në lojën 2×15 minuta, formacioni i Franko Lerdës, u tregua më kërkues dhe me heroin e takimit në kahun e tij Braun, shënon dy gola deçizivë.

Kthyer te starti, ai ishte i gjithi i Partizanit. Në minutën e 5-të, Jasir Asani me një gjuajtje brënda zonës, ka provuar reflekset e Avdylit.Kosovari tregon klas në ndaljen e topit.

Por pa u ‘fshirë’ mirë momentet e rastit të parë të takimit, një inkursion nga e majta e Trashit, pasimi në shtyllën e dytë dhe Esat Mala nga një pozicion i vështirë, e kalon topin brënda vijave.

Partizani përpara 1-0. Kukësi e ka të vështirë të organizohet dhe mesfushorët e saj marrin pak përsipër. Ndërkohë që të kuqtë, ecin me të tjerë topa gol.

Gjithsesi në minutat e fundit të pjesës së parë, është Emiljano Musta, lojtari elbasanas, debutues me fanelën verilindore që i jep një goditje të fortë skuadrës së Partizanit duke barazuar.

 E dyta, nis sërish keq për Partizanin dhe Kukësi që përpiqet të shtyjë përpara. Goditje e lirë për formacionin e Duros dhe si “zot shtëpie’, nga rreth 18 metra merr përsipër Musta.

Goditje mjështërore, klas dhe saktësi me topin që gjën trekëndëshin e portierit Hoxha. Partizani nuk ka freski, shpesh lojtarët e tij duket se kanë rënje fizike e paqartësi.

Lerda operon me shpejtësi. Në fushë janë dy forca të fresktëa në sulm si Braun dhe Bardhi por dhe Çinari pak më vonë.

Dhe skenën nis ta marrë xhamajkani i të kuqëve Braun, që në të 88-tën barazon shifrat.

2×15 minuta, nisin me entuziazmin e ‘demave’ ndërsa shtojnë presionin dhe Braun që rrëmben gjithë skenën e mbrëmjes me golin në të 94-tën. Nuk ka paqe, me Kukësin e çoroditur. Partizani jep edhe goditjen fatale atë të golit të 4-ët në portën e Avdylit.

Është sërish Braun. Partizani për herë të dytë, fiton Superkupën e Shqipërisë dhe deklaron festën legjitime.Në fund ceremonia e dorzimit të trofeut nga  presidenti i FSHF-së Armand Duka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!