Eliminimi i Niklit, shkarkohet Ramadani!…

Shkupjani Zekirija Ramadani, njeriu që udhëhoqi dhe shpalli kampion të Kosovës skuadrën nga Drenica, nuk do të jetë më trajner i Feronikelit. Dukuria shqiptare, duket është importuar edhe në Kosovë…

Pas një mbledhje që ka patur me drejtuesit e klubit, presidenti Naser Ramaj, vetëm dy javë para se të nisë sezoni i ri i IPKO Superligës së Kosovës, ka vendosur të shkarkojë nga detyra trajnerin 41-vjeçar.

Shkaku? Eliminimi nga turi i pare i Champions League nga uellsianët e TNS-së, si dhe humbjet me sllovakët e Sloven Bratislavës për Europa League. Titulli i kampionit, si dhe fitimi i Digitalb Kupës së Kosovës, janë zeruar.

Gjithsesi, drejtuesit e Feronikelit nuk e kanë harruar kortezinë formale, duke e falenderuar trajnerin Zekirija Ramadani për punën që ka bërë dhe uruar atij suksese në vazhdimin e karrierës së tij.

Sipas zërave që qarkullojnë në Kosovës, vendin e Ramadanit në krye të skuadrës së Niklit mund ta zërë Bylbyl Sokoli, që aktualisht është trajner i lire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!