Kroatët në Vigo, ‘Kosova Republikë’

Hendbolli U-21 në rang botëror,zhvilloi fazën finale në Spanjë. Në këtë kompeticon botëror, mori pjesë edhe përfaqësusesja e moshave të Kosovës, ndërsa u rendit në vënd të 23-të.

Finalja i takoi Francës me Kroacinë me transalpinët e vegjël që fituan me shifrat 28-23.

Por e veçanta pas finales, së luajtur në veri-perëndim të Spanjës, Vigo, ka qënë e lidhur me festimet apo tubimet e tifozerisë kroate e cila në kor, ka brohoritur Kosova Republikë.

Një mesazh i fortë në shtetin spanjoll, aty ku iberikët, ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!