Trajneri i Feronikelit, do të jetë i huaj…

Pas një mbledhje me stafin, fill pas eliminimit nga Slovan Bratislava, në Europa League, Naser Ramaj, presidenti i Feronikelit, vendosi të shkarkojë Zekirija Ramadanin nga posti i trajnerit. 

Sakaq, nuk kanë munguar hamendësimet për pasuesin e ish-trajnerit në këtë periudhë reflektimi të drejtuesëve të kampionëve të Ipkos.

Mediat sportive në Kosovë, kanë nxituar të nxjerrin emrin e Bylbyl Sokolit, si alternativë kryesore, madje duke e quajtur punë të kryer angazhimin me “Niklin”, por klubi nga Drenica e hedh poshtë këtë lajm, që sipas vetë klubit, nuk rezulton i vërtetë.Reagimi i Klubit të Feronikelit:

“KF Feronikeli hedhë poshtë spekulimet e mediave kinse është arritur marrëveshje mes klubit tonë dhe trajnerit Bilbil Sokoli, madje as qe kemi biseduar me të”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga faqja zyrtare e Feronikelit.

“KF Feronikeli sqaron opinionin se është afër marrëveshjes me një trajner të huaj dhe shpejt pritet zyrtarizimi i tij. Lusim mediat se para se të plasojnë lajme të marrin informacione nga klubi i cili është i hapur për të gjithë të interesuarit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!