Të mërkurën shorti…
Kampionati në Kosovë, pavarësisht sezonit të fundit, teksa Feronikeli fitoi Kupë dhe Kampionat, po bëhet gjithnjë e më intrigues.
Skuadra të ndryshme kanë lëvizur në merkato, ndërsa edhe të voglat lajmërojnë garë impenjative. “BIG”-ët, Feronikeli, Prishtina, Drita por dhe Flamurtari dhe Gjilani, janë duke pritur me ankth startin e kampionatit më 17 gusht.
Sakaq, të mërkurën, më 31 korrik, në selinë e FFK-së në Prishtinë, do të hidhet shorti për kampionatin e ri për Ipko Superligë dhe për Ligën e Parë.
Në orën 13:00, skuadrat mësojnë “goglat” e para teksa më vonë, radha e Ligës së Parë. Vushtrria dhe Dukagjini, skuadrat që u ngjitën këtë edicion në Ipko. Kategoria e Parë nis me 24 gusht.