Magani i bashkohet Ballkanit të Suharekës

Klubi suharekas i Ballkanit po punon që ta konsolidojë ekipin për edicionin e ri, duke sjell lojtarë mjaftë cilësor. Më i fundit është sulmuesi i njohur shqiptar Artur Magani, që sezonin e shkuar ishte pjesë e Feronikelit.

“Arturi është formuar si futbollist në shtetin amë, duke mbrojtur ngjyrat e ekipeve si KF Teuta, KF Shkumbini, ndërsa Superligën e ka shijuar me fqinjët nga Prizreni, FC Liria dhe se fundmi tek kampioni i Kosovës KF Feronikeli”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit nga Suhareka.

Ballkani sot ka zyrtarizuar gjithashtu edhe mbrojtësin Egzon Sinani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!