Klop: “Katër klube bëjnë merkato në botë”

 Më në fund Jurgen Klop ndal frymën dhe flet. E gjitha për merkaton e çmendur që po bëjnë aktualisht skuadrat e Madridit, Mançester Sitit, Barcelonës dhe PSG-së.

Vetë Klop dhe Liverpuli, nuk po shpenzojnë këtë vit, duke deklaruar se skuadra dhe shoqëria e “Reds”-ave, i ka bërë me kohë lëvizjet e duhura.

Nuk mund të them asgjë se çfare janë duke  bërë skuadrat e tjera. Duhet të paguajmë faturat. Kemi shpenzuar për skuadrën. Tani duket se nuk jemi duke e bërë”.

“Por nuk jemi në këtë tokë  plot fantazi për të marrë këdo që dëshiron. Janë katër skuadra në botë që e bejnë këtë në mënyrë të konstatante. Madridi, Barcelona, Mançester Siti dhe PSG. Nuk  mund të matemi dhe nuk është xhelozi, por e verteta,”– tha Klop.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!