Klop: “Katër klube bëjnë merkato në botë”

Më në fund Jurgen Klop ndal frymën dhe flet. E gjitha për merkaton e çmendur që po bëjnë aktualisht skuadrat e Madridit, Mançester Sitit, Barcelonës dhe PSG-së.
Vetë Klop dhe Liverpuli, nuk po shpenzojnë këtë vit, duke deklaruar se skuadra dhe shoqëria e “Reds”-ave, i ka bërë me kohë lëvizjet e duhura.
“Nuk mund të them asgjë se çfare janë duke bërë skuadrat e tjera. Duhet të paguajmë faturat. Kemi shpenzuar për skuadrën. Tani duket se nuk jemi duke e bërë”.
“Por nuk jemi në këtë tokë plot fantazi për të marrë këdo që dëshiron. Janë katër skuadra në botë që e bejnë këtë në mënyrë të konstatante. Madridi, Barcelona, Mançester Siti dhe PSG. Nuk mund të matemi dhe nuk është xhelozi, por e verteta,”– tha Klop.