Xhampaolo i kënaqur: “Pashë ide loje”…

Të dielën, Milani u mund 1-0 ndaj Benfikës për turneun “Internacional Champions Cup”. Ishte humbja e dytë pas asaj me Bayern Mynih, pak ditë më pare. E megjithatë, trajneri i “kuqezinjve”, Marko Xhampaolo nuk është aspak i shqetësuar.

“Tani nuk ka rëndësi rezultati, mua më pëlqeu ekipi. Problemi i vërtetë do të ishte nëse ekipi nuk do të mundohej të ndërtonte”. Do të deklaronte trajneri i Milanit, i cili edhe do ta përgëzonte ekipin për ndeshjen ndaj Benfikës:

“Pashë një ide të lojës. Krahasuar me Bayernin, kemi bërë veprime shumë më mirë në fazën sulmuese dhe mbrojtëse. Shumë, shumë, shumë më mire. Ka gjëra që duhet korrigjuar, e di se ka shumë punë për t’u bërë dhe disa gjëra duhet të bëhen më mirë. Megjithatë, aspektet pozitive mbizotërojnë në këto 15 ditë punë”, ka deklaruar Xhampaolo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!