S’kishte dyshime, ikën Tedesko
Humbja shkatërrimtare 7-0 e Shalke 04 ndaj Mançester Sitit, natyrshëm që nuk do të kapërdihej dhe kalonte pa pasoja në kampin gjerman. Ashtu sikundër pritej, “viktima” e parë do të trajneri “i bluve”, italo-gjermani Domeniko Tedesko.
Drejtuesit e klubit të Shalkes 04 kanë zyrtarizuar shkarkimin e teknikut të tyre 33-vjeçar, duke e zëvendëduar atë përkohësisht me holandezin Hub Stivens, një njohje e vjetër e Shalkes 04.
Shkarkimi i Tedeskos nuk lidhet vetëm me humbjen katastrofike 7-0 në Champions League, por edhe me paraqitjen “e bluve” në Bundesligë, e cila për hir të së vërtetës nuk është mbresëlënëse.
Shalke 04 renditet në vendin e 15-të, ndërkohë që këtë fundjavë do të presë Lajpzigun, një takim ky tepër i rëndësishëm për “blutë mbretërorë” të Bundesligës gjermane, që të mos futen në garën për mbijetesë.
Trajneri i ri italo-gjerman Domeniko Tedesko, e drejtonte Shalke 04 që nga vera e vitit 2017. Në krye të pankinës “së bluve” ai asistoi në 75 takime, duke arritur 33 fitore dhe pësuar 25 humbje.