Ozil “zgjedh” Turqinë, Merkel befasohet…

Miqësia ndërmjet futbollistit me origjinë turke, Mesut Ozil, dhe presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, vazhdon të nxisë polemika në Gjermani.

Shkaktar është futbollisti, i cili me veprimet e tij jo vetëm del kundër rrymës, por duket edhe sikur i provokon bashkëkombasit e tij gjermanë.

Mesfushori i Arsenalit është shprehur se ka zgjedhur presidentin e Turqisë si dëshmitarin e tij në martesën që do të celebrohet në verë.

Ky lajm ka krijuar një tjetër tsunam të vërtetë kritikash në Gjermani, ku është përfshirë edhe Angela Merkel.

Është një vendim privat, – tha kancelarja. – Por është një zhgënjim për të gjithë ne. Nëse dikush që ka veshur fanellën e ekipit kombëtar për kaq kohë dhe ka parë se çfarë reagimi ka shkaktuar takimi i tij i parë me Erdogan në opinionin publik, tani bën një zgjedhje të ngjashme.

Lojtarët e futbollit janë figura simbolike të shoqërisë sonë, me të cilën njerëzit identifikohen shumë më shumë sesa me politikanët”, shtoi kancelarja Merkel, duke mos aprovuar vendimin e mesfushorit Mesut Ozil.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!