Banjaja jashtë, Rins fiton në SHBA
Garë fatkeqe për Françesco Banjaia me “Ducati”. Italiani u rrëzua në xhiron e tetë. Mark Markez, nuk ishte në garë, prej dy javësh i operuar.
Çmim i Madh i Austin në MotoGP i shkon pilotit të Hondës Aleks Rins. Në garën e tretë të këtij botërori pretendenti kryesor, kampioni e sezonit te kaluar Françesko Banjaja, u rrëzua duke lënë të lirë pistën vetëm pas tetë xhirove.
Vendi i dytë per Luka Marinin teksa me “Mooney VR46 Racing Team” realizon një supergarë dhe merr kënaqësinë e podiumit të parë në karrierë.
Ndërkaq zgjohet Yamaha e Fabio Kuartararos e cila kap vendin e tretë.
Pas tri garave kryeson Marko Bexeki me 64 pikë teksa u pozicionua i 6-ti.