Banjaja i lë të gjithë prapa, ‘Pole’ në Austin

Francesko Banjaia arrin pole position në GP të Amerikës, raundi i tretë i sezonit MotoGP. Piloti italian i skuadrës së Ducatit e mbylli seancën e tij kualifikuese në kohën 2:01.892, duke vendosur rekordin e ri të pistës.

Italiani mbajti pas Honda-n e Aleks Rins dhe Ducati-n VR46 të Luka Marinit. Rreshti i dytë për Aleks Markez, Bexeki e Aleks Espargaro. Fabio Kuartararao do të niset nga vendi i 6-të.

Kështu ‘Peko’ do të nisë para të gjithëve në Garën Sprint të planifikuar për në orën 22:00 sipas orës së Shqipërisë, dhe në garën e së dielës./Sportiim.al/

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!